×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto 5 komuna dalin nga “ora policore”

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 15:50
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Gjilani, Gjakova, Kamenica, Graçanica dhe Kllokoti kanë dal nga zona e kuqe e rrezikshmërisë me COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Në një konferencë për media, Zemaj ka njoftuar se pesë komunat kanë kaluar në dy zonat e tjera të kategorizuara sipas rrezikshmërisë me epideminë COVID-19.

    “Edhe sot si çdo ditë por tash edhe çdo të premte tjetër me dr. Naser Krasniqin jemi këtu për të folur për gjendjen epidemiologjike. Në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin javën e kaluar. 11 komuna janë në zonën e verdhë, ndërsa 16 komuna në zonën e gjelbër”, ka thënë Zemaj.

    “Në zonën e kuqe janë 11 komuna: Prishtina Zveçani, Zubin Putoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva”, ka thënë Zemaj.

    Javën e kaluar në këtë zonë ishin 16 komuna në total.

    Zemaj ka paralajmëruar masa të reja anti-COVID në nivel vendi. Ka thënë se masat do të njofton publikisht brenda dy ditëve të ardhshme.

    “Ministria e Shëndetësisë bashkë me kryeministrin dhe qeverinë jemi duke përgatitur masa të cilat do të jenë në fuqi nga java e ardhshme, dhe do të jenë në fuqi në nivel vendi, e jo për komuna veç e veç”, ka thënë ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!