Moderatorja e RTK-së, e cila po transmetonte lajmet qendrore në kohën kur aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, u fut me pankartën ku shënonte “RTK – Radio Televizioni i Kurtit”, ka thënë dy fjalë pas kësaj “protesteje”.
Lajmet po transmetoheshin direkt në televizionin publik në kohën kur Nushi u paraqit në skenë, ndërsa aksioni ishte në shenjë proteste ndaj emërimit të kryetarit të ri të Bordit të RTK-së dhe lidhjeve të tij të mëhershme me partinë në pushtet, VV-në.
“Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda televizionit publik dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shihni pak më përpara”, tha moderatorja.
“Ju kërkoj ndjesë publikisht”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.