Salla e një hoteli në dalje të Prishtinës është mbushur me karrige ku do të vendosen delegatët e partisë, me votën e të cilëve sot zgjidhet kreu.
355 është numri i delegatëve të kësaj partie të cilët mbajën në dorë fatin e partisë, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, në këtë sallë tani veçse kanë nisur të futen zyrtarë të LDK-së, pasi kanë mbetur vetëm edhe një orë deri në nisje të Kuvendit Zgjedhor.
Është raportuar më herët se Isa Mustafa është kandidati konsensual, mirëpo akoma nuk është konfirmuar kjo gjë nga vetë LDK-ja.
Ndryshe, gara në LDK është mjaft komplekse, pasi një kandidaturë duhet të sigurojë ½ të delegatëve, që i bie 178.
Karriget janë bërë të famshme në LDK që nga viti 2006 kur u mbajt Kuvendi i njohur si i karrigeve, meqë delegatët zgjodhën të qërojnë hesapet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.