×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë çmimet e vaksinave anti-COVID

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:06

    Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon për çmimet e vaksinave anti-Covid.


    Në bazë të kësaj infografike, më së shtrenjti kushton vaksina e Modernas, apo 37 dollarë.

    Pas vaksinës së Modernas, me çmim më të lartë renditet vaksina Sinovac, e cila kushton 30 dollarë.

    Vaksina e Pfizer-BioNTech kushton 20 dollarë, e Astra Zenecas 4 dollarë, derisa nga 10 dollarë kushton vaksina Johnson&Johnson dhe ajo Sputnik.

    Të dhënat janë marrë nga raportimet e mediave, si dhe Ministria e Shëndetësisë së Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!