×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë deputetet e VV-së që për herë të parë siguruan ulëse në Kuvend

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 17:08

    Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e fundit kishte 6 gra deputete (pasi u larguan 12 deputetë nga PSD), kurse në legjislaturën e re do t’i ketë 11 gra.


    Për herë të parë ulëse nӕ Kuvend kanë fituar nga VV, Yllza Hoti, Arbëreshë Hyseni, Fjolla Ujkani dhe Arta Bajraliu.
    Kurse nga 6 ish-deputetet, 5 prej tyre kanë siguruar sërish karrigen e deputetes (Albulena Haxhiu, Fatmie Kollçaku, Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci dhe Arbërie Nagavci).

    E vemtja ish-deputete që nuk ka arritur të fitoi sërish besimin e qytetarëve është Drita Millaku.

    Ndërsa dy grate tjera deputete të VV-së janë: Mimoza Kusari-Lila që mandatin e kaluar së pari ka qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së dhe më pas deputete e pavarur dhe Labinotë Demi-Murtezi që ka qenë edhe në legjislaturat e kaluara deputete.

    Kujtojmë se VV gjithsejt do t’i ketë 32 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, aq sa kishte edhe në legjislaturën e fundit, deri në momentin që nuk iu larguan 12 deputetë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!