×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë dhomat brenda Klinikës Infektive ku do të izolohen të dyshuarit me koronavirus

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 11:55

    Pacientët në Klinikën Infektive po ankohen për kushte të rënda, derisa rreziku për përhapjen e koroanvirusit po vazhdon, ani pse në Kosovë nuk ka dalë si pozitiv asnjë rast i dyshuar. 


    Në Klinikën Infektive janë krijuar edhe dhomat e izoluara ku trajtohen rastet e dyshuara me koronavirusin.

    Aty mbahen pacientët deri në daljen e analizave përfundimtare. Por njëra nga pacientet që qëndroi dhe u trajtua aty pohoi se rreziku për t’u infektuar mund të vijë pikërisht nga këto dhoma, shkruan Reporteri.net.

    Madje ajo ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet gjendja brenda kësaj klinike. Por drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo thotë se inventari është ai që është dhe se higjiena është në nivelin e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!