×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë dy deputetet që nuk përfillën shefat e partisë dhe morën pjesë në votimin për President

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 22:43

    Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca kanë befasuar me veprimet e tyre së fundmi, derisa morën pjesë në seancën për presidentin e ri të vendit.


    Është Albena Reshitaj e cila doli kundër vendimit të partisë së saj AAK-së për të qenë të pranishëm në sallë për votimin e presidentit.

    E guximshme, sikurse Reshitaj është treguar edhe Adelina Grainca, deputetja që tashmë zyrtarisht ka lënë PDK-në duke aderuar në Vetëvendosje.

    Reshitaj dhe Grainca kanë qenë befasi e këtij procesi.

    Nga ana e saj, Reshitaj ka thënë se mori pjesë në seancë, kjo për faktin se ia dëshiron të mirën këtij vendit.

    Ajo tha se nëse AAK e përjashton, do të mbetet deputete e pavarur në Kuvend.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!