Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se përpjekjet për arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen do të vazhdojnë edhe nesër, shkruan Reporteri.
Ai është parë të dalë nga hyrja zyrtare e Kuvendit të Kosovës dhe i pyetur nga gazetari i Reporterit ai tha se ‘e ka thënë Besiani në mënyrën më të drejtë”. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha pas takimit se ‘ka lëvizje drejt marrëveshjes dhe se do të ketë një takim të radhës edhe nesër”.
Edhe Isa Mustafa e Vjosa Osmani janë pyetur nga mediat se ‘cka nenkupton me levizje’ por të dytë kanë heshtur. Takimi edhe sot zgjati 3 orë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.