×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas arritjes në Prishtinë, Edi Rama e quan “njollë turpi” aktakuzën e Speciales

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 13:26

    Me të mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Twitter.


    Ai ka shkruar se gjendet në Prishtinë për aktakuzën e pakonfirmuar ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!