×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 25 të dyshuarit që u arrestuan sot në aksionin e madh të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 17:07

    Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.


    “Prokuroria Speciale njofton se shtatë (7) personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.

    Lokacioni 1

    Dy (2) telefona mobil, një (1) pushkë, shtatë (7) fishekë.

    Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobil

    Lokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar:

    Një (1) pushkë

    Një (1) revole

    Një (1) kuti me mjete për pastrim të armëve, si dhe

    Katër (4) shufra për pastrim

    Lokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar:

    Katër (4) revole

    Njëmijenjëqindepesëdhjetë (1.150) fishekë të kalibrave të ndryshëm

    Një (1) telefon

    Lokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar:

    Një (1) pushkë

    Një revole

    Njëqindedhjetë (110) fishekë

    Pjesë të armëve

    Dy (2) telefona

    Lokacioni 6, janë gjeture dhe sekuestruar sendet si në vijim:

    Një (1) revole

    Dyzetedy (42) fishekë

    Një (1) fletore me shënime

    Pajisje për pastrim të armëve dhe

    Një (1) telefon

    Lokacioni7, janë gjetur dhe sekuestruar:

    Dy (2) pushkë gjuetie

    Dy (2) fishekë

    Dy (2) leje për armë dhe

    Një (1) telefon

    Ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një (1) telefon”.

    Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!