×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ish-deputetet e Kuvendit që nuk arritën të fitojnë besimin e qytetarëve për një mandat të ri

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 14:00

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet duke dalë e para me mbi 47% të votave, e pasura nga PDK-ja me 17% të votave dhe LDK-ja me 13 %.


    Përveç Vetëvendosjes, të gjitha partitë u zhgënjyen me rezultatin, pasi do të kenë shumë pak deputetë, PDK 20, LDK 15 e AAK 9, kurse NISMA nuk e ka kaluar pragun.

    Pashmangshëm këto rezultate të dobëta lënë jashtë Kuvendit, edhe shumë emra të njohur të partive, që mandatin e kaluar ishin pjesë e Kuvendit.

    Gazeta Online “Reporteri.net” përmes këtij shkrimi, gjithnjë duke rezultatit të nxjerrë nga KQZ-ja, pa diasporën dhe votat me kusht, do të tregojë se kush janë nga deputetet e njohura të partive politike që nuk arritën të marrin besimin e qytetarëve edhe për një mandate.

    Më së shumti ka deputete nga LDK-ja, kjo për faktin se kjo parti mori rezultatin më të keq nga themelimi.

    Gjithnjë sipas rezultateve të deritanishme, janë pesë ish-deputete të njohura që nuk kanë arritur të sigurojnë sërish ulëse në Kuvend.

    Doruntinë Maloku, Rrezarta Krasniqi, Besa Gaxherri, Saranda Musliu, Vlora Limani – Hajnuni, janë kandidatet nga LDK që nuk arritën sërish të fitojnë besimin e qytetarëve.
    Kurse në PDK kanë mbetur 4 ish-deputete jashtë Kuvendit.

    Besa Ismaili, Evgjenie Thaçi-Dragusha, Floretë Zejnaullahu dhe Valdete Idrizi janë kandidatet që nuk kanë arritur të fitojnë votat e mjaftueshme të qytetarëve.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje janë tre ish-deputete që nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve. Sipas rezultateve të tanishme, Fitore Pacolli, Yllza Hoti do të mbesin jashtë Kuvendit.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur jashtë prej deputeteve më të njohura të kësaj partie, fjala është për Teuta Haxhiun, ndër deputetet më të zëshme në legjislaturën e fundit.

    Nga Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur t’i fitojë votat e mjaftueshme Mirlinda Sopi-Krasniqi, e cila ishte pjesë e Kuvendit në legjislaturën e fundit.

    Jashtë Parlamentit ka mbetur edhe Arbreshë Krasniqi nga NISMA Socialdemokrate, po jo vetëm ajo, por ky subjekt nuk ka arritur ta kalojë pragun prej 5%.

    Në Kuvend legjislaturën e re nuk do të jetë as Donika Kadaj-Bujupi e cila ishte deputete për disa mandate. Ajo nuk ka qenë fare pjesë e garës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ndërsa nuk dihet nëse Duda Balje do të jetë apo jo pjesë e Kuvendit në legjislaturën e re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!