Kosova sot ka shënuar edhe 47 raste të reja me coronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 216 numrin total të të infektuarve në vend.
Përderisa, Prishtina dhe Vushtrria po vazhdojnë të mbetën në krye të listës për nga numri i rasteve aktive, shtatë komuna të tjera të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.
Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv janë: Malisheva, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Veriu i Mitrovicës, Deçani dhe Hani i Elezit.
Malisheva deri sot ka shënuar gjithsej 77 raste me koronavirus, Leposaviqi 23, Zubin Potoku, 23, Deçani 3 dhe Hani i Elezit 7.
Deri sot në Kosovë janë shëruar gjithsej 1 mijë e 69 pacientë nga coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.