×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë moshat e 11 viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga coronavirusi

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 15:31

    11 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 6 prej viktimave janë burra dhe 5 gra.


    Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

    Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 40-49 vjeç, tri viktima të grupmoshës 50-59, një viktimë është të grupmoshës 60-69 vjeç, një viktimë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe 5 viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

    Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Istog, Gjilan, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Fushë Kosovë, Shtime, Podujevë dhe Malishevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!