×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 7:14

    Reporteri.net sjell ngjarjet e ditës së sotme.


    10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” sh.a., për vitin 2020. Të ftuar: Kryeshefi ekzekutiv dhe Kryesuesi i Bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

    10:00Mbahet tryezë diskutimi me temën “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    10:00Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë)

    10:00Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)

    11:00Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT, lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

    11:00Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

    11:00Kryetarit të PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Sheshi Shatërvan, Prizren)

    14:00Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!