×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë partitë politike që nuk i kanë paguar gjobat në Prizren

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 20:53

    Subjektet politike që u dënuan për thyerje të rregullave anti-Covid në Prizren nuk i kanë paguar gjobat.


    Vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka kryer obligimin për dy sosh. Drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Edon Muçaj, tha se dënime kanë edhe Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e po ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e të gjitha këto pritet t’i dërgojnë tek përmbaruesi.

    Por është PDK-ja që ka proceduar dy ankesa për dy dënime, për të parin, sipas kryetarit lokal të partisë, Shaqir Totaj, kanë marrë një përgjigje që iu është aprovuar ankesa, e për tjetrën që është pretenduar që e kanë dërguar jashtë afateve kohore janë riankuar.

    Ndryshe nga këta, në AAK deklarojnë se nuk kanë pasur mundësi të paguajnë ngase janë në pritje te alokimit të mjeteve për partitë politike nga KQZ-ja.

    Edhe LDK-ja ka një dënim pa paguar të cilin thonë se do ta kryejnë në një kohë të përshtatshme, teksa për tjetrin i kanë dhënë paratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!