×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë pikat e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 9:28

    Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, në rend dite janë tri pika.


    “Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

    Kjo seancë do të zhvillohet pa prezencën e gazetarëve.

    “Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të  rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit. Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!