×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë rregullat e reja nëse doni të shkoni nga Kosova në Austri

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 16:50

    Duke marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, shteti austriak ka vendosur rregulla të reja për ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kosovës e më pas të kthehen në Austri.


    Siç ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Vjenë, nga Kosova në Austri mund të futesh vetëm në rast se ke dëshmi testin për COVID-19 negativ jo më të vjetër se 4 ditë apo nëse bën deklarim për vetë izolim 14 ditor.

    Një rregull i tillë vlen për ata që kanë vendbanim dhe leje qëndrim në Austri.

    https://www.facebook.com/MPBQKMK/posts/1583245285173244

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!