×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë rregullat e reja për kosovarët që udhëtojnë drejt SHBA-së

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 16:56

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka njoftuar për reja rregullat e reja që duhet t’i ndjekin udhëtarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së.

    Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, thonë se për të udhëtuar drejt SHBA-së, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 90 ditë para fluturimit.

    Po ashtu një letër nga një zyrtar shëndetësorë me të cilën deklaron që tanimë e ka kaluar koronavirusin dhe mund të udhëtojnë jashtë vendit.

    “Nëse jeni duke udhëtuar në SHBA dhe jeni shëruar së fundmi nga COVID-19, mund të tregoni një test negativ, jo më shumë se 90 ditë para fluturimit dhe një letër nga një ofrues i licencuar i kujdesit shëndetësor ose zyrtar i shëndetit publik që deklaron se ju jeni shëruar për udhëtim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!