Nëse vitet e para Greqia dhe Italia kanë qënë destinacionet se ku trafikoheshin fëmijët shqiptarë, tani harta është pasuruar.
Anglia dhe Gjermania janë kthyer në dy vendet kryesore për trafikim e fëmijëve shqiptar.
“Anglia është një destinacion ose është kthyer tani në një destiancion sa i përket trafikimit të fëmijëve. Gjithashtu Gjermania është kthyer në një destinacion, kryesisht edhe Holanda. Kemi një rënie të trafikimit të fëmijëve drejt Greqisë dhe Italisë. Dhe një shtim të trafikimit të fëmijëve drejt Holandës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Anglia mbetet destinacioni kryesor për shkak edhe të emigracionit që po bëhet nga shqiptarët,” shprehet Mirgit Vata.
Ky dokumentar është një apel i fortë për çdo prind, që të monitorojnë çdo moment fëmijët e tyre, pasi jetojmë në një kohë, ku hakmarrja dhe peversiteti nuk kursen asnjë moshë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.