Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është paraqitur sot për herë të parë para Gjykatës Speciale.
Gucati po akuzohet për këto vepra penale si, frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe të fshehje të procedurës.
“Ekziston dyshim për vepra penale, friksim gjatë procedimit penal, hakmarrje, dhe shkeleje të fshehtësisë së procedurës.
Gjykatësi ka njoftuar se kjo seancë nuk është gjykim por vetëm seancë fillestare për njoftim të të drejtave të të dyshuarit
“Seanca nuk është gjykim nuk janë ngritur ende akuza, nga prokurori i specializuar nuk do të paraqiten e as të debatohen prova nuk do të diskutohet fajësia apo pafajësia e të dyshuarit”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Gucati u arrestua së bashku me Nasim Haradinajn ditën e premte nga EULEX. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.