×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë votat e deputetëve për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 12:35

    Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.


    Në emër të deputetëve nënshkrues, kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi, arsyetoi thirrjen e kësaj seance, duke e konsideruar miratimin e këtij Projektligji të një rëndësie të veçantë.

    Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës që përbëhet nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë votuar edhe dy deputetë nga AKR-ja, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

    Po ashtu, edhe pro këtij projektligjit kanë qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli nga LDK-ja, të cilët kanë pasur shpesh mos pajtime për Qeverinë Hoti

    Përfaqësues të GP të VV-së dhe atij të PDK-së, përkatësisht Hekuran Murati dhe Abelard Tahiri, mbajtën qëndrimet e tyre kundër miratimit të projektligjit dhe asnjë deputet i këtyre subjekteve politike nuk mori pjesë në votim.

    Pas diskutimeve, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID – 19, duke u hapur rrugë shqyrtimit të tij në komisionet përkatëse parlamentare. /KP/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!