×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:34

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve të KEDS’it.

    Sipas njoftimit të KRU’së, ndërpreja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

    Lagjet ku do të ketë ndërprerje janë: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.

    “Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00.

    Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”, thuhet në njoftimin e KRU’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!