Një postim i Ambasadës Gjermane për bjeshkët e Kosovës ka nervozuar serbët të cilët kanë vërshuar me komente. Por, nga Ambasada Gjermane nuk kanë hezituar që t’i përgjigjen secilit prej tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një fotografi ku theksohen malet e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës kanë bërë që komentuesit serbë t’i cilësojnë ato si pjesë të Serbisë.
“E gjitha kjo është Serbi”, shkruan një komentues të cilit poashtu nga ambasada i janë kthyer.
“Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, thuhet në komentin e ambasadës gjermane në Prishtinë.
“Bjeshkët e bukura serbe”, shkruan në tjetër, e të cilit nga ambasada i thonë se këto nuk i takojnë Serbisë.
“Serbia ka vërtetë male të bukura. Por, malet në foto nuk i takojnë Serbisë”, shkruan ambasada gjermane.
Duke parë fluksin e madh të komenteve, Ambasada gjermane më pas ka vendosur t’i mbyll ato.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.