Qeveria e Kosovës ka dërguar të hënën mallra në veri të vendit, pas mbylljes së orkestruar të dyqaneve nga serbët.
Së bashku me përfaqësuesit e bizneseve partnerë të Qeverisë së Kosovës filluan aksionin për ofrimin e produkteve esenciale ushqimore për qytetarët e veriut të vendit tonë, shkruan Reporteri.net.
Në videot e publikuara shihet se Qeveria në bashkëpunim me bizneset ka dërguar në veri produkte të shumta esenciale.
Ndër to janë: miell, ujë, qumësht, vaj, oriz dhe shumë produkte tjera esenciale.
Kujtojmë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se bizneset kosovare qëndrojnë pranë qytetarëve tanë në veri të vendit, duke iu ofruar produkte esenciale ushqimore në mënyrë që të mos iu mungon asgjë.
Shala më tej ka thënë që sovraniteti do të jetë i shtrirë në të gjithë territorin e vendit duke shtuar se qytetarëve nuk do t’i mungojë asnjë produkt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.