Zyra e Presidencës dhe ajo e Kryeministrisë e kanë konfirmuar se sonte nga ora 20:15 do të arrijnë në vendin tonë grupi i parë i refugjatëve nga Afganistani.
Në njoftim thuhet se , grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15.
“Sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi më herë se sonte pritet të vijnë një numër i parë i tyre në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:30. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.