Forca paqeruajtëse që vepron edhe në Kosovë, KFOR-i, aktualisht është duke mbështetur FSK-në dhe njësitet tjera të Kosovës që po luftojnë për ta shuar një zjarr që ka kapluar rajonin e Pejës me helikopterë dhe kova Bambi.
Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në KFOR, Jace Rivard, ka thënë se kjo kërkesë për mbështetje erdhi përmes KFOR-it në Komandën Rajonale – Lindje.
“Helikopterët do të jenë në qiell gjatë orëve në vazhdim derisa zjarri të jetë nën kontroll. Do të doja të theksoja se as Komanda Rajonale – Lindja dhe as Shtabi i KFOR-it nuk është udhëheqës i këtyre përpjekjeve në luftimin e zjarrit, por jemi këtu jemi këtu me të gjitha asetet tona ajrore, për t’i mbështetur organizimet e Kosovës në Pejë që janë duke e luftuar zjarrin”, ka thënë Rivard.
Kujtojmë se rajoni i Rugovës në Pejë tash e dy ditë është duke u përballur me zjarrin teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se tashmë zjarri është lokalizuar dhe njerëzit dhe pronat e tyre janë të sigurtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.