×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i ul në gjysmështizë flamurin në nder të komandantit Reinhardt që shërbeu në Kosovë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 18:27

    Ka vdekur sot gjenerali Klaus Reinhardt, që ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

    Për nder të Reinhardt, ushtarët e KFOR-it të cilët shërbejnë në Kosovë kanë ulur flamurin e KFOR-it në gjysmështizë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook thuhet se gjenerali Reinhardt nuk do të harrohet kurrë.

    “Me zemër të rëndë përshëndesim dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit , gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT.Gjenerali REINHARDT komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000. Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh në paqe Gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në postim.

    Reinhardt ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

    Rinhardt ishte komandant nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!