×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    KFOR ia rikonfirmon Lajçakut, mbështetjen e tyre në procesin e dialogut

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 20:57
    Emisari Miroslav Lajçak takon komandantin e KFOR-it, Angelo Ristuccia

    Komandanti Angelo Michele Ristuccia, ka mirëpritur në selinë e KFOR-it, ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Përpos me Ristuccia, Lajçak u takua edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shefen e UNMIK në Kosovë, Caroline Ziadeh dhe atë të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rrethanat e tashme në Kosovë dhe Serbi dhe se si mundet që këto rrethana të ndryshohen ose jo në mënyrë që të mbështetet procesi i dialogut.

    Në deklaratën pas takimit, KFOR ka ripërsëritur se e mbështet dialogun si platforma bazë e ndërtimit të sigurisë dhe paqes në rajon.

    “KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent për të vazhduar zbatimin e mandatit të #OKB-së, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e KFOR-it në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!