Njësitë Shqiptare dhe Austriake të Rezervës Operacionale Shumëkombëshe kanë përfunduar sot dislokimin e tyre në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga KFOR-i.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ato kanë zëvendësuar njësitë bullgare dhe grek.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në komunikatë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.