Pas zhvillimeve të fundit në veri, misioni i NATO-s në Kosovë ka dënuar aktet e njëanshme që thonë se çojnë në eskalim të situatës.
KFOR ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën në veri, dhe të njëjtit kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga akte të dhunës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave”.
“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë. Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe, komandanti i KFOR-it Angelo Ristuccia vizitoi sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti, pas tensioneve të fundit në veri,.
Kurti tha se Policia e Kosovës kreu detyrën e saj zyrtare dhe se objektet komunale janë pronë e Republikës.
Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se situata në veri tani është e qetë, dhe se ata reaguan në vetëmbrojtje pasi qytetarët serbë në veri nuk përfillën kërkesat e tyre ligjore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.