×
  • Lajme
  • Lajme / 248-vjetori i pavarësisë

    KFOR: SHBA-ja një nga aleatet që kontribuojnë në misionin tonë, gëzuar Ditën Kombëtare

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 14:04

    KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e 248-të të pavarësisë, shkruan Reporteri.net.

    “Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë amerikanë”, thuhet në urimin e KFOR-it në Kosovë.

    “Shtetet e Bashkuara janë një nga 22 aleatët që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR”, thuhet në urim.

    Zyrtarët institucionalë në Kosovë kanë kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248 vjetorin e pavarësisë.

    Ata teksa kanë vlerësuar rolin e Amerikës për çlirimin e vendit, kanë thënë se aleanca me SHBA-në do të jetë e përjetshme.

    “Aleancë që do t’i mbijetojë kohës dhe sfidave”, Kosova uron SHBA-në për 248 vjetorin e pavarësisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin amerikan duke thënë se është “Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave!”.

    “Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, shkroi Osmani.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në urimin e tij ka thënë se SHBA-ja i ka vendosur themelet e forta të lirisë, demokracisë, që shërbejnë si vlera përparimtare të popujve. Sveçla është shprehur të enjten se këto vlera duhet të triumfojnë “përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”.

    “Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë! Urime 4 korrikun!”, ka shkruar ai.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  është shprehur se revolucioni amerikan padyshim do mbetet në historinë e njerëzimit.

    Maqedonci: Gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjet tona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!