×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR’i i ka kthyer përgjigje Serbisë në kërkesën e tyre për kthim të ushtrisë në Kosovë

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 20:22
    Ushtarë të KFOR-it duke patrulluar në Mitrovicë të Veriut, 13 dhjetor 2022

    Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë në kërkesën e tyre për kthim të një mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

    Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, duke mos dhënë ndonjë detaj se çfarë përmban ajo fletëpërgjigje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Mediat serbe raportojnë se përgjigjen nga KFOR-i e kanë marrë të premten rreth orës 19:00 në Merdarë.

    Ministria e Mbrojtjes tashmë ia ka përcjellur këtë përgjigje kabinetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Kërkesën për kthim të trupave në Kosovë, Serbia ia pati dërguar KFOR-it në dhjetor të vitit të kaluar, me thirrjen që duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!