Këshilli Gjyqësor i Kosovës të mërkurën ka dorëzuar kërkesën tek Instituti i Avokatit të Popullit që ta çojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për pagat në sektorin publik.
KGJK-ja konsideron se ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, opinionin e Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropianë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19.
“Prandaj, Këshilli kërkoi nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmarrë veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Ligji për Pagat në Sektorin Publik ka hyrë në fuqi nga 5 shkurti dhe vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.
Me këtë ligj, pagat e gjyqtarëve e prokurorëve pothuajse përgjysmohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.