Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.
“Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendimin e publikuar “Betimi për Drejtësi”.
Sipas KGjK-së, pas marrjes së informatave dhe vlerësimeve të bëra lidhur me temperaturat e larta të vazhdueshme në Pallatin e Drejtësisë, dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së të punësuarve, është vendosur që kryetarët e gjykatave të lartpërmendura të ndërmarrin veprime konform këtij vendimi.
Në disa raste, temperatura në salla gjykimi dhe zyre kishin mbërritur deri në 31.5 gradë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.