×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili i duartroket fjalimit të Osmanit në Kuvend: Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin herët a vonë

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 11:21

    Fjalimit vjetor të  Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ku  i ka duartrokitur ish-bashkëpunëtorja e saj politike, tash në LDK, Doarsa Kica-Xhelili.

    Kjo e fundit shkëputi një citat të Vjosa Osmanit për rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin.

    “Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, e citoi Kica-Xhelili, Osmanin.

    “Pjesë nga fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, shrkoi Kica-Xhelili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!