Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur rreth Vettingut në Drejtësi ku tha se nuk është bërë progres i mjaftueshëm për realizimin e tij.
Në seancën e mbajtur për diskutimin e dy viteve të Qeverisë Kurti, Kica-Xhelili theksoi se tani kanë mbetur vetëm mbetjen e Vettingut dhe se janë duke punuar me ato, shkruan Reporteri.net.
“Në qoftë se Vettingu është sukses, a ju kujtohet se si është premtuar se do të duket Vettingu? A ju kujtohet se Vettingu është dashtë të jetë gjithëpërfshirës? Dhe se do t’i përfshinte të gjithë akterët të gjithë prokurorët, të gjithë gjyqtarët”, ka thë Kica-Xhelili
“Kemi thënë se vetëm atëherë do të ketë drejtësi në Kosovë, vetëm atëherë Vettingu, do të kryejë punën që është nisur. Çka ka mbetur sot? Pse nuk na besuan? Pse nuk i besuan qeverisë? A ishte fakti që shkuam me tri reforma paralele, thuajse se jemi shtet multimilionësh me njerëz. Kurrë Vettingu nuk u prioritizua mjaftueshëm, prandaj nuk u bë këtë duhet ta pranojmë. Vettingu nuk po bëhet sepse kurrë nuk e kemi prioritizuar, sot i kemi mbetjet, sot po flasim për mbetje”, shtoi Kica-Xhelili./Reporteri.net./