×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Kica-Xhelili lexon një mesazh nga një qytetar, drejtuar Kurtit dhe Muratit

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 14:31

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili në Kuvendin e Kosovës, tha se ishte normale që do sulmohej Gjykata Kushtetuese edhe sot, ndërsa tha edhe një thënie për pushtetin se “sulmi ndaj Gjykatës është sikur sulmi që hajduti ia bën dryrit dhe ankohet pse vendi ku ai do të vjedh, ka dry”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetja Kica-Xhelili tha se pushteti po harron që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe qeveri e që në fakt i ka ndihmuar vetë këta.

    “Natryisht që sot dëgjuam prap sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të mos e them një thënie që thotë: Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese nga Qeveritë, është sikur sulmi që hajni ia bën drynit, dhe ankohet pse vendi që don me vjedh ka dry. Kjo është logjika e njëjtë. Madje, Kryeministri dhe Ministrat filluan të flasin se si Gjykata paska balancuar vendime për ta krijuar njëfarë balanci mes të pushteteve, pozitës dhe opozitës, por janë dy gjëra që këta nuk i thonë. E para është se harrojnë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeveri që i ka ndihmuar këtyre të vinë në pushtet dhe harrojnë me spjegu që në ato ligjet që po i bijnë në Kuvend e po i rrëzon Gjykata janë disa fjali që mundohen me ushtru kontrollin politik të kësaj qeverie në drejtësi dhe nuk vijnë me analizu cilat janë ato elemente që rrëzohen”, tha Kica-Xhelili.

    “Kur Ministrja e tij shkon në gjykatë dhe mbrohet në heshtje për rastin e rezervave shtetëtore. Me që e vërteta qenka e fuqishme, pse se thoni atë të vërtetë, dhe e jona e pavërtetë, pse se thoni aty te vendi. E deputetët e juaj thoni hajdeni këtu ballafaqoheni, e ku i keni rezervat shtetëtore ky është ballafaqim”.

    Para deputetëve, Kica-Xhelili lexoi edhe një mesazh që kishte pranuar sot gjatë kohës sa në Kuvend kishte qenë duke folur Kurti dhe Ministri Murati, duke thënë t’i pyeste se ku është vendi për të cilin po flisnin, se se besonte që po flisnin për Kosovën ashtu.

    “Në fjalimin tënd pyete ministrin Murati dhe Kurti se ku është qyky vendi që po folin se qenka shumë i zvhilluar e kismet po shpërngulemi familjarisht, se qartazi për Kosovë nuk janë tu fol. Ju mund të flisni çka të doni, por qytetarët që jetojnë në Kosovë e dinë saktë gjendjen si e kemi. Mund t’i ofroni andrra dhe prralla çdo ditë, por andrrat e tyre të shkatërrume në lëkurën tonë çdo ditë kur i shohim duke hequr produktet e tyre nga shporta e tyre e ushqimit”, tha Kica Xhelili.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!