×
  • Lajme
  • Lajme / Biseda

    Kica-Xhelili: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, e VV e merr seriozisht sepse mësuar të qeverisë nga aty – LDK ka zot shtëpie

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 21:59

    Nënkryetarja e LDK’së, njëherit kandidate për deputete, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas një bisede që u publikua mbrëmë mes Petrit Selimit dhe gazetarit Berat Buzhala, ku diskutohej për formimin e qeverisë e përmendeshin disa emra.

    Kica-Xhelili tha se PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, e Lëvizja Vetëvendosje e merr seriozisht, “sepse është mësuar të qeverisë nga WhatsAppi”, duke aluduar për bisedat që u publikuan disa ditë para zgjedhjeve mes zyrtarëve të VV’së.

    Ajo ka thënë se LDK ka zot shtëpie dhe se i është kthyer elektoratit dhe se i bindet dhe nënshtrohet vetëm atij.

    “Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë – deri në fitoren e madhe! Dritë do të ketë një ditë në Kosovë! Të tjerëve – punë të mbarë në negociata tavolinash”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!