Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka reaguar për skandalin e publikuar për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila dëshmohet të ketë kontaktuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq, gjatë një bisede me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në një postim në Facebook, ajo ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se nuk është më në pyetje se a janë veprimet e qeverisë në koordinim apo jo, por se më kë.
“Nuk qenka më pyetja Me a Pa koordinim. Pyetja qenka me kënd”, ka shkruar deputetja.