×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    Kica-Xhelili tregon rastin si ia diagnostikuan gabim vajzën në QKUK: Ymrin për 20 vjet ma kanë shkurtu

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 18:38

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka treguar një rast që i ka ndodhur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku thotë se vajzën ia kanë diagnostifikuar gabim.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Kica-Xhelili, tha se vajzën ia kanë diagnostifikuar gabim për fibrozë cistike.

    “Unë e kisha një rast me vajzën time, një diagnozë të gabume në QKUK. Besom që si prind në Kosovë kur kam shku në QKUK e ma kanë diagnostifiku vajzën gabim, që ma kanë shkatërru familjen e që thojnë shqip ymrin për nja 20 vjet ma kanë shkurtu, a po mendon që kam qenë duke mendu për veri e për dialog”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

    Sipas saj, me këtë diagnozë janë diku rreth 200 fëmijë që trajtohen në QKUK, teksa shtoi se ka pasur edhe prind që i kanë shkruar se fëmijët e tyre janë diagnostifikuar po ashtu gabimisht.

    “Mu është dashtë, nuk e kam përmend, kunata ime jeton jashtë vendit dhe fati i kishim me viza e me krejt, na e ka ble biletën pa na pyet tha “hajde, s’ki çka kërkon atje”, dhe unë e kam kuptu që në Kosovë janë duke u trajtu më pak se 200 fëmijë me atë diagnozë. Është diagnoza për fibrozë cistike, dhe e kam kuptu që më pas pasi më ka ndodhë, ka pas njerëz që më kanë shkruajtë, që fëmijët e tyre janë diagnotifiku po ashtu gabim”, ka shtuar ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!