×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 17:04

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke i thënë se askush nuk po i ndalë ta zgjedhin kryeparlamentarin e qeverinë.

    Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV paradite po fyen LDK-në  kurse pasdite po e lutë me nderime.

    “Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht. Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi. Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike. Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!