×
  • Lajme
  • Lajme

    Kilaj i reagon Rudit: Nuk të kam pranuar në UÇK se s’ke qenë i denjë për uniformën e luftëtarit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 13:52

    Deputeti i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fetah Rudi mbërmë ka thënë se nuk është pranuar në UÇK  për faktin se ishte pjesë e LDK-së.


    Sipas tij në Malishevë atij i kanë thënë të largohet nga ky subjekt nëse dëshiron të jetë pjesë e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, i cili ka thënë se këto akuza janë të pavërteta. Kilaj ka thënë se nuk e ka pranuar në UÇK, Rudin për shkak se sipas tij nuk ka qenë i denjë ta veshë uniformën e çlirimtarit, e jo për arsye të tjera.

    “Mbrëmë Fetah Rudi në T7 bëri një mal gënjeshtrash. Të vetmën gjë të treguar drejtë ishte ajo se unë Isni Kilaj Ko.i N.O. “Lumi” të UÇK-së nuk e paskam pranuar në Njisit. E vërtetë, nuk e kam pranuar sepse nuk ka qenë i denjë për të vesh uniformën e çlirimtarit! Koha tregon se ai për pak ditë dezertoi nga lufta. Sot i nxitur nga tutorët e tij që e bënë deputet të Parlamentit të Kosovës gënjen opinjonin dhe vjellë vrerë për luftëtarët e lirisë! Marre!”, ka shkruar Kilaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!