×
  • Lajme
  • Lajme

    Kina, shteti i parë i deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 11:01

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsa Stefanovic ka njoftuar se shteti i parë i cili është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol është Kina.


    Këtë e ka bërë të ditur në deklaratën e tij pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, në Asamblenë e Përgjithshme në Interpol.

    Sipas Stefanovic, Kina nuk ka ndryshuar aspak qëndrim në lidhje me anëtarsimin e Kosovës në Interpol.

    Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare ka filluar konferencën 4 ditore nga sot deri më 18 tetor në Kili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!