Kirurgu abdominal Dr. Arbër Morina po pretendon se sëmundja e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike.
Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) ose sëmundaj e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.
Ai iu ka bërë thirrje pacientëve që të jetojnë jetën sepse ajo është vetëm një.
Mirëpo ndaj këtij postimi të tij ka pasur reagime të panumërta, si nga kolegë të tij mjekë e po ashtu edhe nga qytetarë dhe pacientë që vuajnë nga diabeti, duke e cilësuar këtë si të pamundur, shkruan Reporteri.net.
Disa madje kanë thënë se doktori në fjalë po e bën këtë për përfitime personale. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/arberarlinda.morina/posts/1759801274154392
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.