Kirurgu abdominal Dr. Arbër Morina po pretendon se sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike.
Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) ose sëmundaj e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.
Morina i ka thënë lamtumirë insulinës dhe të gjitha mjekimeve tjera dhe komplikimeve nga diabeti. Ai iu ka bërë thirrje pacientëve që të jetojnë jetën sepse ajo është vetëm një.
Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga kolegë të tij shqiptar në Gjermani. Një prej tyre, Ali Ademaj, madje i ka kërkuar Morinës që të heq postimin e tij për shkaqe të etikes mjekësore.
“Kjo është e pamundur. Në Klinikën Gjermane ku punojë unë, këso operacione i kena bërë qysh para 25 vjetësh, por asnjë pacient nuk u shërue nga diabeti dhe marrja e insulinës. I nderuari koleg është mirë që këtë postim ta largoni se është kundër etikës mjekësore”, ka shkruar Ademaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.