×
  • Lajme
  • Lajme

    Kisha Ortodokse Serbe nis propagandën te Antony Blinken: Mos e lejo përsëritjen e Marsit të 2004’ës

    Reporteri
    03 Janar 2023 | 14:54
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

    Për shkak të ndalesës së Kryepatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, për të hyrë në Kosovë, i cili refuzoi të dënojë dhe distancohet nga mbështetja që KOS u dha grupeve kriminale që mirëmbanin barrikadat në Veri, KOS-ja i është drejtuar edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, shkruan Reporteri.net.

    Peshkopi në Amerikën Lindore i Kishës Ortodokse Serbe, Irinje, në një letër viktimizuese, i drejtohet Blinken-it me fjalët se mund të ketë përsëritje të Trazirave të Marsit të 2004’ës.

    “Se a do të ketë përsëritje të Pogromit të 2004’ës, kjo është një çështje që qëndron pezull në ajr.  A do të ketë raprezalje në rajonet jugore të Kosovës, që janë të populluara me serbë dhe të mbushura me vende të shenjta, të lashta dhe bashkëkohore”, thuhet në letrën e peshkopit drejtuar Blinkenit.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të parandalojnë një gjakderdhje të tillë të mundshme dhe shkatërrim të madh, siç ndodhi vendosmërisht më 2004. Situata është e tendosur, kohët kritike. Shumica pjesëtarëve të lartë të misioneve diplomatike janë në pushime dhe mungesë, duke krijuar boshllëk ku ekstremizmi mund të merr kursin tragjik të saj”, thuhet në letër.

    Çfarë ndodhi në të vërtetë me këtë ndalesë?

    Ia mësyu Merdares për të hyrë në Kosovë pa iu miratuar paraprakisht leja e vizitës vetëm për t’u kthyer mbrapsht rrugës për Kurshumli.

    Në ndalesën që ia tregoi Policia Kufitare shënohej se kjo ndalesë ishte me vendim të Qeverisë së Kosovës.

    Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, u kthye për në Serbi.

    Në të vërtetë, Qeveria e Kosovës nuk ia ndaloi a priori vizitën, por ai a posteriori vetes.

    Thjesht u kërkua distancimi i tij ndaj “grupeve kriminale që po mirëmbanin barrikadat në Veri” si dhe “dënimin e aktiviteteve të akterëve të KOS’së që po mbështetnin këto grupe”.

    Por, çfarë përmban në vetvete kjo (a)venturë e Patriarkut?

    “Është provokim klasik i regjimit serb”.

    Kështu e cilëson fillimisht filozofi dhe studiuesi boshnjak nga Banja Lluka, Dragan Bursaç, në një intervistë për gazetën online Reporteri.net.

    Patriarku e kishte caktuar vizitën e tij më 26-28 dhjetor, në Krishtlindjet Katolike, teksa ai është i Kishës Ortodokse Serbe, vëren Bursaç.

    “Të dërgosh Patriarkun, i cili është njeri i [Aleksandar Vuçiç], në Krishtlindje Katolike, që s’ka të bëjë fare gjë me serbët, është provokim”.

    Madje, për Bursaç kjo shfaqje u bë edhe për t’iu hedhur hi syve opinionit publik për helmimin që ndodhi në Pirot. “Prandaj Vuçiçit i duhej një shfaqje e re”.

    “Dhe, përsëri, ai tregoi se njerëzit dhe priftërinjtë e tij në veri të Kosovës janë kriminelë”, thotë Dragan Bursaç për Reporteri.net.

    Kushtet e Kosovës për vizitën e Patriarkut

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës lajmëroi se në fakt s’pati ndalesë, por parakushte. Dënimi dhe distancimi nga eksponentët e krimit që mirëmbanin barrikadat në pjesën veriore për mëse 20 ditë.

    “Kërkesa e Qeverisë së Kosovës është e logjikshme”, vëren Bursaç. “Sepse Kisha e Serbisë shpirtërisht dhe materialisht qëndron prapa terroristëve, që shkatërrojnë secilën dëshirë për jetë të përbashkët në shtetin e Kosovës”.

    Në këtë kontekst, filozofi boshnjak as që beson që është realiste të pritet se Patriarku do të distancohej ose të dënonte ato aktivitete. “Sepse janë pikërisht njerëz të këtillë që e kanë vendosur atë në fronin e Kishës së Serbisë bashkë me Vuçiçin”.

    Mohimi i ekzistencës historike të shqiptarëve në Kosovë

    Në konferencën e tij për media me presidentin serb, Porfirije, teksa vajtonte ndalesën e tij, tha se shqiptarët në Kosovë janë për as pesë shekuj prezent, teksa serbët për pesëmbëdhjetë shekuj.

    Andaj, rënkonte ai, “dyert e shtëpisë sime m’i mbyllën”.

    Bursaç ka një përgjigje për këtë.

    “Shqiptarët janë popull autokton dhe autonom në Kosovë dhe në këto pjesë të Ballkanit. Jan indigjenë dhe kjo është fakt historik”.

    Të thënat e Patriarkut, Bursaç i sheh për asgjë më shumë se narrativë imperialiste dhe raciste e KOS’së, SANU’s, politikës dhe inteligjencës serbe, “gjë që është për t’u pikëlluar dhe monstruoze”.

    “Në rend të parë për vetë Serbinë”, konkludon filozofi boshnjak, Dragan Bursaç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!