“Në kohë të njëjtë kur u paraqitë për herë të parë Projektligji për Liri të besimit në vitet 2014/15 në Mal të Zi, u paraqitë Projektligji mbi trashëgiminë kulturore i Republikës së Kosovës”, pretendon media serbe B92.
“Ky ligj është eksplicit në atë se gjithë trashëgimia arkitektonike, gjegjësisht kishat dhe manastiret e Kishës ortodokse serbe bëhen pronë e Kosovës”, ka deklaruar për TV Prva kleriku Velbor Xhomiq.
Ai ka treguar një dokument i cili, siç thotë, tregon qartë në nenin 6 të Projektligjit se e gjithë pasuria e Kishës ortodokse serbe i takon shtetit të Kosovës.
“Nuk flasim diçka çfarë nuk është e vërtetë, gjithë kjo gjendet në dokument. Janë absolutisht të bazuara dyshimet dhe frika se kjo çfarë po ndodhë në Mal të Zi është vetëm një balon provues, i cili më vonë do të shërbejë si model, së pari në Kosovë, por edhe në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroaci, e ndoshta edhe në rajonet tjera”, ka thënë Xhomiq.
Ligji për Lirinë e besimit apo të fesë i cili para disa ditësh është miratuar në Mal të Zi, sipas tij, është Ligji “kundër Kishës ortodokse serbe”.
“Ata të cilët e kanë përcjellë debatin në kuvend, ka mundur të kuptojë se gjithçka është drejtuar kundër KOS”, ka shtuar ai.