Një çift britanik të cilët ishin nisur me biçikleta nga Austria për në Mongoli, kishin mbetur në Prizren tash e tre muaj për shkak të pandemisë COVID-19, por çifti nga sot do të vazhdojë me rrugëtimin e tyre.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike. Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
I pari i Prizrenit, ka shtuar më tej se tashmë janë “dy prizrenas”, të cilët do të lobojnë për qytetin.
“Me shpresë që do të arrijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.