×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishte frikë nga ai, zbulohet motivi për të cilin babai shqiptar vrau vajzën dhe dhëndrin

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 19:48

    55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj. Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij.


    Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij.

    Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.

    Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që zonja Musai kishte duruar një edukim ‘të vështirë’.

    “Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha burri.

    Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.

    Ai pretendoi se vajza e vrasësit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë paqësore me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne. Dhe vetë 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pasi qëlloi edhe veten me armë.

    Djali ka vdekur në spital një ditë pasi ai dhe gruaja e tij e re dyshohet se u qëlluan nga vjehrri. Veton Musai, 29 vjeç, humbi betejën me jetën të mërkurën, një ditë pasi gruaja e tij Lindita Musai vdiq në vendin e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!