Presidenti Hashim Thaçi i ka ofruar tri orare për takim të mundshëm kryeministrit Albin Kurti.
Në ftesën e bërë, Thaçi i ka rezervuar takimin në orët 10:00, 11:00 apo edhe 12:00.
Por, Kurti duket se i ka refuzuar të tria oraret e presidentit.
Në agjendën e sotme të kryeministrit, nuk figuron fare takimi me presidentin Thaçi.
Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik. Këto janë dy pikat e vetme të cekura në agjendë, që është një konfirmim se nuk pritet të ketë as sot takim midis presidentit e kryeministrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.